Vrasja e kamermanes, Alec Baldwin deklaron se nuk është fajtor

Ylli I Hollywood-it Alec Baldwin, është deklaruar i pafajshëm pasi u akuzua sërish për vrasjen e kamermares gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.
Aktori hoqi dorë nga e drejta e tij për të marrë pjesë në seancën gjyqësore e planifikuar për të enjten në shtetin e New Mexico, tranesmeton Indeksonline.
Në të njëjtin dokument, 65vjeçari ka mohuar akuzat ndaj tij dhe është deklaruar i pafajshëm.
Baldwin u akuzua kohë më parë për të shtënat fatale të kamermanes Halyna Hutchins gjatë një provë të filmit.
Rasti tronditi Hollywood-in dhe ndezi një debat për sigurinë gjatë xhirimeve./Indeksonline/