Vrasja e liderit të Hamasit po konsiderohet si zhvillim i rrezikshëm

Autoritetet nga Lindja e Mesme kanë pohuar se sot është vrarë lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh.
Vrasja e tij po konsiderohet si një zhvillim i rrezikshëm, pasi që mund t’u prijë përshkallëzimeve të reja në Lindje të Mesme, shkruan Indeksonline.
Sipas Hamasit, Haniyehu ishte në shënjestër nga Izraeli tashmë një kohë, teksa u vra në Teheran, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri iranian.
Deri tani, ushtria izraelite ka pretenduar se ka vrarë komandantin e lartë Fuad Shukr, duke e përshkruar atë si krahun e djathtë të liderit të Hezbollahut, shkruan BBC.
Akoma nuk është e qartë se si do të reagojë dhe kundërpërgjigjet Hezbollahu, grup i cili ka në posedim rreth 150 mijë raketa.
Analistët pretendojnë se një gjë e tillë mund të shihet si provokim dhe një reagim ndaj kësaj është i pashmangshëm.
Deri tani, as Izraeli e as Hezbollahu nuk kanë treguar se do të tërhiqen nga ky konflikt të mund të ketë pasoja për Izraelin, Libanin dhe rajonin në përgjithësi./Indeksonline/