11:49 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Vrasja e Liridona Ademaj- Murseli, caktohet nesër seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka caktuar të dielën mbajtjen e seancës fillestare të Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerë.

Kështu bëri të ditur zëdhënësja e kësaj Gjykata, Mirlinda Gashi, teksa ka shtuar se seanca do të fillojë në ora 09:30, në Prishtinë.

Dje është varrosur Liridona Murseli, e cila ishte vrarë tri ditë më parë në Prishtinë dhe vetëm pas pak orësh Policia e Kosovës ka arrestuar bashkëshortin i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se e ka organizuar vrasjen e të ndjerës.