75 Mall Live Search
09:08 / E Diele, 10 Dhjetor 2023 / LB

Vrasja e Liridona Ademajt/ Raporti i Policisë për arrestimin e të dyshuarit të katërt

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e personit të katërt në listën e të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

“VRASJE E RËNDË- Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë / 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ai dyshohet se ua ka shitur armën Naim Murselit dhe dorasit Granit Plava.