75 Mall Live Search
11:33 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / S Z

Vrasja e Liridonës, flet prokurorja: Faktet dëshmojnë se të akuzuarit kanë pasur raporte të mira

Në seancën e radhës gjyqësore për vrasjen e Liridonës, prokurorja ka paraqitur prova që sipas saj dëshmojnë lëvizjet dhe marrëdhëniet mes të gjithë të akuzuarve.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, tha se provat e administruara deri tani vërtetojnë se të akuzuarit kanë pasur raporte të mira mes vete. Ajo theksoi se këto prova, të kombinuara me ato të paraqitura në seancën e kaluar, krijojnë një pasqyrë të qartë mbi lidhjet dhe bashkëpunimin e tyre, raporton Indeksonline.

“Pa dyshim, këto vërtetojnë lëvizjen dhe marrëdhëniet mes të gjithë të akuzuarve së bashku. Së bashku me provat e tjera, të cilat i kemi administruar në seancën e kaluar, vërtetohet se të akuzuarit kanë pasur raporte të mira. Për Kushtrim Kokallën dhe Naim Murselin kjo është logjike, pasi ata janë djem tezesh. Ia lëmë trupit gjykues ta vlerësojë këtë dhe t’i shqyrtojë këto raporte, për të marrë vendimin final”, ka thënë ajo./Indeksonline/