Vrasja e Lulzim Fejzullahut, sot shpallet aktgjykimi

Gjykata Themelore në Prishtinë sot do të shpallë aktgjykimin e vrasjes së të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.
Fejzullahu u godit me veturë mbrëmjen e 14 janarit të këtij viti, për t’u rrahur më pas brutalisht me shufra metalike nga dy të dyshuar, raporton Indeksonline.
Si pasojë e plagëve të marra, Lulzimi ndërroi jetë në QKUK më 20 janar.
Në shkallë të parë, më 23 maj gjykata dënoi dy të dyshuarit, të mitur, më 19 vjet burgim: njërin dhjetë e tjetrin nëntë./Indeksonline/