75 Mall Live Search
11:16 / E Hënë, 22 Janar 2024 / k.v

Vrasja e Lulzimit/ Familja Fejzullahu hap derën për ngushëllime (Foto)

Familja Fejzullahu nga Podujeva e cila humbi djalin e saj, Lulzimin 18-vjeç, ka hapur dyert për ngushëllime, transmeton IndeksOnline.

Lulzimi vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dy bashkëmoshatar, të cilët fillimisht e kishin goditur me veturë e pastaj e kishin rrahur brutalisht me shkop bejsbolli.

Axha i Lulzimit, Rrahimi, është në kryeshëndosh i cili po pret e përcjell qytetarë nga e gjithë Kosova të cilët kanë marrë rrugën për të ngushëlluar.

Ai dje kishte treguar se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, e cila përfundoi tragjikisht për familjen e tij.

“E kanë ndjek me kerr, e kanë shkel me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, i kanë hip stupc bejsbolli, të shtunën në ora 15:20 ndërroi edhe jetë”.

I riu u varros të dielën ndërsa policia ende është duke u marrë me hetimin e rastit.

Ndërkohë sot kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi me temën; Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës./IndeksOnline/