Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë/ Policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje për plagosjen e mbrëmshme në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë, ku ka mbetur i plagosur një person.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në QKUK, nën përkujdesjen policore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Deri te rasti ka ardhë pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.
Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se deri te plagosja ka ardhur pas konfliktit për pasagjerë.