Vrasja e një burri në Minneapolis nga agjenti i imigracionit, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare: E bëri në vetëmbrojtje
Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, deklaroi se një agjent federal hapi zjarr në vetëmbrojtje gjatë një incidenti me armë në Minneapolis.
Sipas saj, burri që u qëllua kishte precedentë penalë, përfshirë dhunë në familje, prishje të rendit publik dhe drejtim automjeti pa patentë.
Noem tha se burri iu afrua agjentëve federalë me një armë zjarri gjysmë automatike 9 mm dhe, gjatë përpjekjeve për ta çarmatosur, ai reagoi në mënyrë të dhunshme. Një nga oficerët, duke u ndjerë i rrezikuar për jetën e tij dhe të kolegëve, hapi zjarr.
Burri u shpall i vdekur në vendngjarje. Autoritetet bënë të ditur se atij iu gjetën dy karikatorë me dhjetëra fishekë.

