75 Mall Live Search
14:04 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Vrasja e Oliver Ivanoviç përçan politikanët serb në Kosovë

Gjatë ditës së sotme politikanët serb në Kosovë e ‘rihapën’ debatin për vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Politikania serbe, Rada Trajkoviç e akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq për ngadalësim të hetimeve, transmeton Indeksonline.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar Lista Serbe me anë të një komunikate.

Lista Serbe në komunikatë tha se Rada Trajkoviç i ka ngadalësuar hetimet. Ata e quajtën politikanen serbe si të dëmshme për popullin serb.

“Ajo është e njohur për veprimet e dëmshme ndaj popullit serb.”, thuhej në komunikatën e Listës Serbe të cilët than se qytetarët serb që jetojnë në Kosovë e urrejnë atë dhe e injorojnë./Indeksonline/