Vrasja e policit Lika, Prokuroria e Ferizajt thërret një konferencë shtypi

Vrasja e policit Muhamed Lika mbrëmë në Kaçanik, ka tronditur opinionin.
Pak pasi përfundoi turnin e punës, Lika u vra në hyrje të banesës së tij, nga një person, i cili ndodhet në arrati.
Ai u qëllua me plumba disa herë, për të ndërruar jetë në Emergjencën e Kaçanikut disa çaste më vonë, shkruan IndeksOnline.
Teksa motivet e vrasjes janë akoma të paqarta, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka ftuar një konferencë shtypi, pikërisht për këtë gjë.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, prokurori i çështjes, Ismet Rrahmani, si edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.
Prokuroria bën të ditur se konferenca do të filojë në orën 14:30./IndeksOnline/