75 Mall Live Search
20:31 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / L K

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, dyshohet të jetë vrarë nga bashkëpronari i hotelit ku punonte

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën në orët e para të kësaj të premteje. Recepsionisti 31-vjeçar Eraldo Nervuzi, i një hoteli në Dhërmi mendohet të jetë vrarë nga bashkëpronari i hotelit ku punonte, 43-vjeçari Gerald Shehu.

Ky i fundit pas ngjarjes kriminale është larguar drejt Greqisë. Policia shqiptare ka vënë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është dërguar edhe policisë greke dhe vendeve partnere në rajon.

Deri në këto momente sipas policisë janë shoqëruar për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 persona.

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit.