Vrasja e rëndë në Gjilan, Policia thërret konferencë për media

Policia e Kosovë ka thirrur konferencë për media nga ora 18:00 për vrasjen e rëndë që ndodhi në këtë qytet, ku u vranë tre persona.
Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se konferenca do të mbahet në ora 18:00, në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Nga të shtënat me armë mbeten të vdekur babë e bir, argjendar të njohur që qytetin e Gjilanit, të cilën u vranë në një kafene afër objektit të komunës së Gjilanit.
Pak më vonë, vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, duke e çuar bilancin në tre viktima.
I dyshuari për rastin është Mefail Shkodra, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.