75 Mall Live Search
12:01 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vrasja e Shkodranit, ngrihet aktakuzë ndaj dy të dyshuave

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, prokurori i Shtetit Veton Shabani, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave me inicialet T.L., dhe D.L, për rastin e vrasjes në Komunën e Ferizajt që tronditi opinionin publik.

Sipas aktakuzës, i pandehuri T.L., më 08 dhjetor 2019, rreth orës 18:00 në fshatin Surqinë, Komuna e Ferizajt, me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore ka privuar nga jeta tani të ndjerin Shkodran Bytyçi, duke e qëlluar në pjesën e pasme të kokës me revole, e duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, me ç’rast ka kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Ndërsa, i pandehuri tjetër, D.L., në mënyrë që ta ndihmoj vëllaun e tij, marrin trupin e të ndjerit e fusin në bagazh të veturës duke e dërguar në fshatin Kishnapole dhe e hudhin në një përrockë me qëllim që ti fshehin provat e veprës penale, ku pastaj i pandehuri T.L., shkon tek pompa e derivateve për të blerë benzin dhe kthehet përsëri ne vendin ku kishin hedhur trupin e të ndjerit, me ç’rast e spërkat me benzin dhe ia vë flakën, me ç’rast ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, Prokurori i shtetit i ka propozuar Gjykatës që të konfiskohet arma me të cilën është kryer vrasja si dhe vetura e markës “Porsche Panamera”, e cila ka mundësuar në kryerjen e veprës penale.

Në këto veprime të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë.

Prokurori i shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit me dënim adekuat për ngjarjen e rëndë.