Vrasja e shqiptarit në Greqi, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar nga policia greke sit ë dyshuar për vrasjen e një shqiptari në Mikonos.
Ata janë vënë në pranga në ishujt Syros dhe Ios, të cilët dyshohe se vranë në atentat shqiptarin që punonte si tregtar frutash.
Të arrestuarit janë të moshës 56 dhe 21 vjeç, të cilëve iu gjetën edhe disa cigare kanabisi.
Mediat raportojnë se shqiptari është i njohur për policinë greke, pasi që në vitin 2013 ai u akuzua për përfshirje në trafik droge dhe u dërgua në burg, nga ku u doli në vitin 2015 për t’u kthyer në Mikonos.
Ai u qëllua me armë në 26 korrik, nga dy persona që lëviznin me motor, ku edhe pse u dërgua në spital nuk arriti të mbijetojë.
Prishja e pazareve të drogës dyshohet të ketë lidhje me këtë ngjarje./noa.al/