75 Mall Live Search
15:26 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vrasja e të moshuarës italiane, 19 vjeçari shqiptar mohon akuzat: Nuk e vrava unë

E vrau për më pak se 50 euro, por krimin nuk e ka pranuar.

19 vjeçari shqiptar i arrestuar për vrasjen e 91 vjeçares italiane Diva Compagnucci ka mohuar para prokurorit akuzat për ekzekutimin e ish- mësueses. Serxho Malaj është shprehur se në momentin kur ka ndodhur vrasja ai nuk ka qenë në atë banesë, pavarësisht se në rrobat e tij u gjetën njolla gjaku, rroba të cilat i riu i kishte futur në lavatriçe.

“Nuk e kam vrarë unë. Nuk kam qenë në atë banesë , kam qenë në një vend tjetër”-është shprehur Malaj.

Sipas medias italiane gjithçka ka ndodhur për disa para, më pak se 50 euro. Malaj, i cili është djali i gruas shqiptare që punonte si pastruese në banesën e të moshuarës, i ka kërkuar paratë gruas por ajo nuk ia ka dhënë. I riu më pas e ka rrahur me grushte, duke i shkaktuar vdekjen 91 vjeçares.

Sergio Malaj jetonte së bashku me familjen në Tolfa. Ka frekuentuar shkollën e mesme për elektronikë. Për banorët e qytezës prindërit janë njerëz punëtorë e të respektuar.