10:11 / E Shtunë, 07 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Vrasja e të riu nga i dyshuari Kobra – Arrestohet dhe një person

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e Visart Cengut, të martën e 3 janarit, në lokalin “Kobra City”.

Sipas policisë, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim, shkruan Insajderi.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në raport.

Lidhje me rastin në fjalë është arrestuar si i dyshuar kryesor pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxhaj. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit.

Nga ky sherr në lokalin e natës në Prizren mbeti i vrarë 31-vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu, ndërsa miku i tij, Rufgen Shehu, 27 vjeç mbeti i plagosur.

Duket se një faturë prej 400 eurosh ka qenë shkaku që mes të rinjve nga Shqipëria dhe pronarit të klubit të natës, Dibran Hoxhaj apo siç e njohin “Kobra”, të niste një sherr fizik, i cili më pas degradoi në përdorimi ne armës nga ky i fundit.