23:39 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vrasja e tifozit të Lazios, hetohen lidhjet me mafien shqiptare

Një ditë më parë në Romë është gjetur i vdekur kryetifozi skuadrës së Lazios, Francesco Piscitelli i njohur me nofkën “Diabolik”.

Hetimet e para flasin për një ekzekutim të stilit mafioz në një takim-kurth që kapo ultrasi kishte lënë me ekzekutuesin e tij në një park në periferi të Romës.

Autori i krimit e ka qëlluar me armë zjarri pas kokës e dyshohet se ka qënë i veshur me kostum sportiv për t’u ngatërruar me personat e shumtë që cdo ditë vrapojnë në këtë park.

Prokuroria e Romës po heton për zbardhjen e motivit të kësaj vrasje e sipas mediave autoritetet italiane po hetojnë me vëmendje të veçantë lidhjet e tij prej shumë kohësh me mafian shqiptare, pasi kapo ultrasi i Lazios, ishte një person me precedent penal i dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike.

Emri “Diabolik” shfaqet në dosjen hetimore të Mafias Kapitale si anëtar i grupit kriminal të Ponte Milvios me veprim në zonën verirore të Romës.

Një aleancë mes shqiptarëve, romanëve e napoletanëve për të kontrolluar këtë territor e trafikun e kokainës në lokalet më në modë e të frekuentuara të Romës.

Prokurorët italianë kanë sekuestruar telefonin celular të viktimës e kanë marrë në pyetje dhe shoferin e tij i cili ka qënë i pranishëm në vendngjarje./OraNews/