75 Mall Live Search
16:04 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / LB

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Sveçla: IPK të hetoj çdo lëshim apo përfshirje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se brenda kompetencave të tij, ka urdhëruar IPK-në që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjeëstare të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

“Në çdo deklarim publik dhe në çdo takim me mekanizmat që drejtoj, kam theksuar dhe kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për garantimin e integritetit personal dhe profesional të çdo shërbyesi publik në vendin tonë. Vazhdoj të jem i pakompromis në këtë drejtim dhe mbështes çdo formë të koordinimit ndërinstitucional që siguron institucione kredibile, të besueshme dhe plotësisht në shërbim të qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla.