75 Mall Live Search
14:39 / E Premte, 10 Korrik 2026 / A

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – Rihapet Shqyrtimi Gjyqësor!

Gjykata Themelore në Pejë nuk ka shpallur aktgjykimin ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan në vitin 2021.

Mirëpo, ndaj tyre është marrë vendim të rigjykohet si rast.

Kujtojmë se sipas aktakuzës, të akuzuarit e kryen sulmin për motive hakmarrjeje, duke synuar shoferin e autobusit, të ndjerin Gani Gjokaj, të cilin familja Mehmetaj e fajësonte për vetëvrasjen e Heroina Mehmetajt.

Nga të shtënat mbetën të vrarë edhe dy nxënës 17-vjeçarë, ndërsa një person tjetër u plagos rëndë. Prokuroria pretendon se sulmi ishte planifikuar me kujdes dhe u realizua në bashkëveprim nga të tre të akuzuarit.