75 Mall Live Search
19:09 / E Diele, 16 Korrik 2023 / AR

Vrasja e Triumf Rizës/ Ky është personi që u arrestua sot, ishte në arrati që 16 vite

Policia e Kosovës sot në Batllavë të Podujevës ka arrestuar të shumëkërkuarin (I.A.) i njohur me nofkën “Liza”.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ai është Ilir Abdullahu dhe ndodhej në arrati që 16 vite, që nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës Triumf Riza (2007).

I njëjti ishte në kërkim policor për përfshirje në vrasjen e policit, Triumf Riza.

Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij./Indeksonline/