75 Mall Live Search
11:22 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / B O

Vrasja e vajzës së “ideologut të Kremlinit” merret përsipër nga grupi guerril që do të rrëzojë Putinin!

Vrasja e vajzës së politikanit aleat të Vladimir Putin, Aleksandr Dugin është marrë përsipër nga një organizatë e nëndheshme që ka për qëllim të rrëzojë presidentin rus, raportojnë disa media ndërkombëtare.

Organizata e panjohur deri tani, quhet “Ushtria Kombëtare Republikane” dhe dyshohet se është një grup partizan i nëndheshëm që ka për qëllim të rrëzojë Putinin.


Ilya Ponomarev , një ish-anëtar i Dumës ruse, i cili u dëbua për aktivitete anti-Kremlin, ka thënë se ky grup qëndron pas vrasjes së propagandistes ruse Darya Dugin dhe “shumë veprime të tjera partizane të kryera në territorin e Rusisë në muajt e fundit”.

Ndër të tjera në manifestin e kësaj organizate, ndër të tjera thuhet:

Ne e shpallim Presidentin Putin një uzurpator të pushtetit dhe një kriminel lufte që ndryshoi Kushtetutën, nisi një luftë vëllavrasëse midis popujve sllavë dhe dërgoi ushtarët rusë në vdekje të sigurt dhe të pakuptimtë. Varfëria dhe arkivole për disa, pallatet për të tjerët – ky është thelbi i politikës së tij.

Dyshohet se objektivi i vrasjes ishte ideologu i pushtimit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë, Aleksandr Dugin, por ai ndërroi makinë në minutën e fundit.

Autorët dyshohet se e kanë ndjekur makinë e vajzës së tij, e cila gjithashtu ishte angazhuar në propagandën pro-luftës, dhe e kanë shpërthyet me bombë me telekomandë nga distanca.