Vrasja e Valmir Breznicës, dëshmia e gruas së tij: Arsimi kishte synin shuarjen e familjes, cak kishte edhe vrasjen time dhe djalit tim (Video)

E plotësuar:
Besnik Berisha: Ju, prokurorisë i keni deklaruar se Arisim Syla e ka nxitur me privu nga jeta bashkëshortin tuaj. Ju a keni marrë pjesë në çfarëdo takimi ku është diskutuar çështja e bashkëshortit tuaj?
Lirije Sylejmani: Jo nuk kam marrë pjesë.
Besnik Berisha: A keni pa çfarëdo komunikime, viber, whatsapp mes të Arsimit dhe djalit të tij, ku planifikohet ose nxitet siç thoni ju vrasja e bashkëshortit tuaj?
Lirije Sylejmani: Këto biseda nuk bëhen në rrjete sociale, djalin e ka pasur në shtëpi, ka mujt të bisedojë për nxitjen e vrasjes ndaj neve.
Besnik Berisha: Ku ka qenë Arsimi kur është shkrepë arma
Lirije Sylejmani: Normal që ka qenë jashtë objektit kur është shkrepë arma.
Besnik Berisha: Thatë që e ka orjentu, në prokurori keni thënë e ka nxitë …
Lirije Berisha: Normal e ka nxitur pastaj e ka orientu drejt neve për shkak që as Lordi nuk na ka njohur neve.
Besnik Berisha: Si e ka nxitur …
Lirije Sylejmani: Nuk e di si e ka nxitur por kryesorja ky e ka arritë qëllimin e tij. Veç fakti që është vra ka qenë qëllimi i tij. Sepse Arsimi e di shumë mirë që Valmiri ka qenë person që ka dalë shpesh, minimum tre herë ne ditë, që ka mund të ndodh pa qenë unë prezente hiç. Qëllimi i Arsimit ka qenë që neve si familje me na shu. Cak kishte edhe vrasjen time dhe të djalit tim.