Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, arrestohen dy vrasësit me pagesë

Report Tv ka mësuar se janë arrestuar edhe dy të tjerë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.
Bëhet e ditur se janë arrestuar Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët janë kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen,
Ato kanë parë vendin dhe kanë studiuar territorin për të kryer vrasjen e dy vëllezërve.
Besian Xhixha dhe Enver Diva janë vënë nën akuzë për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.