75 Mall Live Search
08:48 / E Martë, 19 Maj 2026 / H F

Vrasja makabre e Bekim Varit, sot seanca gjyqësore

Sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Leutrim Fejza (27 vjeç), i cili po ngarkohet me vrasjen mizore të të riut Bekim Vari, rast që tronditi opinionin publik në fillim të këtij viti, shkruan Indeksonline.

Bekim Vari, 27-vjeçar nga Ferizaj, ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar 2025, ndërsa trupi i tij u gjet më 5 shkurt, në një zonë malore të fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt.

Indeksonline kishte raportuar se trupi i viktimës ishte gjetur në gjendje të rëndë, me shenja dhune të dukshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj Fejzës për veprën penale të vrasjes së rëndë, ndërsa sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka kryer krimin pas një konflikti të mëparshëm me viktimën./IndeksOnline/