Vrasja makabre e të riut nga Ferizaj, deri ku kanë arritur hetimet për rastin që tronditi vendin (Video)

Vrasja makabre e Bekim Varit nga Ferizaj, pati tronditur opinionin publik.
27-vjeçari i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar, u gjet i vdekur më 5 shkurt nga familjarët e tij në një zonë malore të fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajit.
Ndonëse kanë kaluar gati 6 muaj nga koha edhe kur ndodhi rasti, prokuroria ende nuk ka ngritur një aktakuze.
I dyshuar kryesor për vrasjen e Varit është Leutrim Fejza, një 27-vjeçar nga fshati Pleshinë e Ulët i Ferizajt, shkruan IndeksOnline.
Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 23 janar 2025, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc, i pandehuri Leutrim Fejza e ka vrarë Bekim Varin në mënyrë mizore dhe më pas ka groposur trupin për të zhdukur gjurmët. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u përpjekur të fshihte krimin.
Bazuar në këto prova, ai po akuzohet për veprën penale: “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.
IndeksOnline mëson se kërkesë e prokurorisë ka qenë që telefoni i të akuzuarit të dërgohet jashtë vendit për ekzaminim, e po ashtu janë intervistuar edhe disa persona tjerë lidhur me rastin.
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur tërësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka lënë të tronditur familjarët dhe gjithë komunitetin./IndeksOnline/