Vrasja makabre në Ferizaj, vazhdon seanca me dëshmitarët kyç!
Në Gjykatën Themelore të Ferizajt është duke vazhduar seanca e radhës, për rastin e vrasjes së Bekim Varit, ku i akuzuar është Leutrim Fejza.
Gjatë procesit gjyqësor pritet të dëgjohen dëshmitarë të rastit: Besmir Momçilla, Kushtrim Fejza, Ilaz Fejza dhe Isuf Fejza.
Në seancën paraprake, dëshmitarët rrëfyen momentet e dyshimta në kafene dhe lëvizjet e fundit të viktimës.
Mbrojtja e të dyshuarit Leutrim Fejza insistoi në marrjen në pyetje të personave që kishin dijeni të hershme për ngjarjen, duke tentuar të zbulojnë se kush i përhapi informacionet e para për krimin. /Indeksonline/

