Vrasja mizore e të riut nga Ferizaj, familja ende në pritje të raportit dhe kufomës (Video)

Janë bërë plot 5 javë që kur Bekim Vari u gjetë i groposur në malet e Manastircit.
I dyshuar kryesor për vrasjen e 38 vjeçarit është shoku i tij, 27 vjeçari Leutrim Fejza.
Trupi i Bekimit vazhdon të jetë ende në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku edhe po i kryhet obduksioni.
Nga ana tjetët, me dhimbjen më të madhe presin kufomën e djalit të tyre për të kryer procedurat e varrimit.
“Ende nuk dijmë asgjë, po presim ADN-në.”, ka thënë shkurt për IndeksOnline një familjarë i viktimës.
Ndryshe, Bekim Vari, i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar, u gjet i vdekur më 5 shkurt nga familjarët e tij.
Sipas informacioneve zyrtare, Leutrim Fejza, një 27-vjeçar nga fshati Pleshinë e Ulët i Ferizajt, ndodhet tashmë në paraburgim, pasi dyshohet se ka privuar nga jeta Bekimin në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura.
Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 23 janar 2025, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc, i pandehuri Leutrim Fejza e ka vrarë Bekim Varin në mënyrë mizore dhe më pas ka groposur trupin për të zhdukur gjurmët. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u përpjekur të fshihte krimin.
Bazuar në këto prova, ai po akuzohet për veprën penale: “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur tërësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka lënë të tronditur familjarët dhe gjithë komunitetin.