75 Mall Live Search
09:59 / E Martë, 16 Shtator 2025 / P M

Vrasja në Ferizaj, i dyshuari B.R. ndalohet për 48 orë

 Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 19:42, në fshatin “Balaj”- komuna Ferizaj, është raportuar një rast i vrasjes.

Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty në bashkëpunim të plotë me Policinë e njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari me iniciale B.R., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës (I.R), është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë, për obduksion.

Aktualisht, Prokuroria Themelore në Ferizaj është duke punuar për të sqaruar tutje të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj çështje penale.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pranë gjykatës kompetente.