75 Mall Live Search
15:33 / E Premte, 09 Gusht 2024 / mp

Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, Gjykata ia cakton masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të
Rënda ka vendosur në çështjen penale ndaj të pandehurit S.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve.


Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin S.K dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri S.K gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset, kjo për faktin se për veprën penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, po ashtu ekziston edhe rreziku i ndikimit
në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë e sigurisë, për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Linku i lajmit të djeshëm .

Si ndodhi vrasja në Lipjan, u rrahën fëmijët, pastaj erdhën prindërit me thika