Vrasja në “Aktash”, policia gjen në vend të ngjarjes edhe dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë

Gjatë ditës së djeshme policia ka vazhduar me mbledhjen e provave, pas gjuajtjeve me armë zjarri të dielën në rrugën “Gazemd Zajmi” në lagjen “Aktash” të Prishtinës, në mes të familjes Sekiraqa e asaj Gashi të njohur si “Capat”.
Në vend të ngjarjes sipas raportit të policisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë.
Rr. “Gazmend Zajmi”, Prishtinë 01.09.2024-22:04. Lidhur me rastin, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Ndryshe, mbrëmjën e së dielës, pas të shtënave me armë zjarri një person mbeti i vdekur e pesë të tjerë të plagosur.