Vrasja në Gjilan/ Prokuroria jep detaje për ndalimin e një të dyshuari

IndeksOnline pak më parë raportoi për arrestimin e një të dyshuari në lidhje me vrasjen e ndodhur me 12 shtator të vitit 2021 ku viktime ishte një 50 vjeçar nga Bujanovci.
Ndërsa tani Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ndaluar të dyshuarin me inicialet L.J., pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 Shtator 2021, në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V.
Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Për këtë rast, me kërkesë të prokurorisë, të pandehurit F.O., G.B. dhe I.V., gjenden nën masën e paraburgimit./IndeksOnline/