75 Mall Live Search
08:30 / E Premte, 15 Gusht 2025 / G T

Vrasja në Gjilan: Sot protestë para gjykatës

Vrasja e trefishtë në Gjilan që ndodhi pak ditë më parë ka zgjuar indinjatë qytetare për çka veçse është thirrur një protestë të premten.

Mediat lokale në Gjilan njoftuan se protesta është thirrur për sot nga ora 19:00 para Gjykatës Themelore në Gjilan.

Ndërkohë që të dyshuarit Mefail Shkodra, Engjull Shkodra dhe Edonis Shkodra vazhdojnë të jenë ende në arrati pasi dyshohen se vranë babë e bir, Selami e Edmond Hasani, së bashku me familjarin e tyre Abedin Hoxhën.