75 Mall Live Search
19:47 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / AR

Vrasja në Gllogjan, avokati i njohur thotë se po dëmtohen rëndë hetimet

Avokati i njohur, Arianit Koci ka folur rreth rastit tragjik në Gllogjan. Ai tha se informatat më të ndjeshme rreth këtij rasti kanë rrjedhur në publik.

“Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt. Ashtu ndodhi”, ka shkruar Koci.

Tutje, Koci tha se kjo është joprofesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë, raporton Indeksonline.

“Po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë”, shtoi ai.

Postimi i plotë:

Informatat më ndjeshme lidhur me rastin e Deçanit, kanë rrjedhur në publik – ka kohë.

Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt.

Ashtu ndodhi!

Kjo është joprfesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë.

Dhe kjo, nuk është hera e parë.

Po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë.

Prandaj, në këtë rast – çdo informatë – zyrtare apo jozyrtare, jam i prirur ta pranoj me rezerva deri në aktgjykim të plotfuqishëm. Dënues apo lirues.

P.s.

Informata dhe analiza, kanë dallim.

E kush ka përvojë, saktësisht e dallon të parën prej të dytës.