Vrasja në Hajvali, policia jep detajet e fundit

Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 22:00 më Prishtinë, saktëisht në Hajvali.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.
Ndërsa ka shtuar se Policia ka nisë hetimet për zbardhjen e rastit.
“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.
Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkojë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, ka thënë Ahmeti.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
Ai tha se i njëjti kishte plagë nga arma e zjarrit.
“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, tha Syla./IndeksOnline/