75 Mall Live Search
08:46 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / MSH

Vrasja në Klinë, policia jep detaje të reja

Mbremja e 28 prillit përfundoi me fatalitet për një 23 vjeçar nga Klina.

Teksa po darkonte për Iftar me familjen e tij, ai u ftua në parkingun e restaurantit, ku edhe u vra.

Fazli Hoxha nuk u mbijetoi dot plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri, teksa vëllai i tij, Mahmuti, u plagos, raporton Indeksonline.

Ndërkohë, policia ka ndarë detaje të reja lidhur me këtë tragjedi.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes është gjetur pistoleta, 3 gëzhoja dhe 1 fishek.

Rasti është duke u hetuar akoma, ndërsa në stacionin policor atë natë u dërguan 5 persona, të dyshuar për përfshirje në rast.