Vrasja në Pejë/ Njësi të Specializuara aksion për të kapur të dyshuarin

Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një vrasje në fshatin Novosellë të Pejës.
I dyshuari për këtë vrasje Faton Brahimaj ndodhet në arrati.

IndeksOnline po raporton nga vendi i ngjarjes ku edhe ka mësuar se Njësi të Specializuara të Policisë së Kosovës janë në aksion për kapjen e të dyshurit.
Viktima e kësaj tragjedie është Bashkim Brahimaj, i cili besohet të jetë qëlluar me AK47.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë./IndeksOnline/