Vrasja në Prishtinë, dyshohet se fillimisht është qëlluar njëri pastaj është kryer vetëvrasje

IndeksOnline është duke qëndruar në vendin ku janë gjetur dy persona të vrarë në lagjen Emshir në Prishtinë.
Burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se gjatë fillimit të ekzaminimit të vendngjarjes dyshohet se fillimisht është qëlluar njëri prej viktimave, ndërkohë që më pastaj është kryer vetëvrasje.
Burimet kanë thënë se afër viktima është gjendur edhe një armë zjarri.
IndeksOnline do të ju mbajë të informuar për këtë rast.

