14:25 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / k.v

Vrasja në Prizren/ Prokuroria del me njoftimin e fundit

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e Beqir Morinës në Prizren, Aziz Gashi vazhdon të mbetet në arrati.

Sipas prokurorisë, që nga mbrëmë janë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme, mirëpo deri më tani i dyshuari nuk është kapur, transmeton IndeksOnline.

“Mbrëmë me 3 shtator 2023, rreth orës 19:00 në Prizren në lagjen “Arbana”, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Sipas hetimeve të para të prokurorisë, i dyshuari Aziz Gashi, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën Beqir Morina, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori kujdestar së bashku me njësitë tjera relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, policia ka kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së  dyshuarit i cili është në kërkim policor.

Lidhur me rastin, prokuroria në bashkëpunim më policinë janë duke kryer hetime intensive./IndeksOnline/