14:31 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Vrasja në Reçicë, Prokuroria: Janë arrestuar dy persona

Prokuroria në Maqedoni ka njoftuar se janë arrestuar dy persona pas incidentit në Reçicë para selisë së BDI-së, ku mbeti i vrarë një person.

“Në një aksion të organizuar mes prokurorisë dhe MPB-së, janë arrestuar dy persona që ishin pjesëmarrës në këtë përleshje, të cilët me automjet ishin nisur drejt Shkupit. Ata janë arrestuar dhe njoftojmë e është duke u bërë hetimi i rastit në bashkëpunim me MPB-në. Gjithashtu është dhënë urdhër për analizën e ADN-së dhe obduksionin e personit të vdekur”, thuhet në komunikatë shkruan Indeksonline.

Nga Ministria e Punëve të brendshme për momentin nuk kanë pranuar te flasin për incidentin në fjalë.

MPB njoftoi se pas grumbullimit të të gjitha të dhënave do të dalin me konferencë për shtyp. /Indeksonline/