Vrasja në Skënderaj, ky është vendimi i Prokurorisë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda,ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuaritH.F dhe K.I nga fsh.Vajnikë i Skenderajt, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjene veprave penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit H.F dhe K.I, me datën 08.04.2019, rreth orës 16.30 kanë privuar nga jeta viktimën I.Z në fshatin Prekaz i Epërm, dhe pastaj për ti fshehur gjurmët kanë djegur automjetin e markës Volkswagen Pasat ku gjendej trupi i viktimës.
Dy të dyshuarit janë arrestuar ditën e enjte me datën 11 prill pas një bashkëpunimi të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Njësisë së Hetimeve Regjionale në Mitrovicë dhe me urdhër të prokurorit për momentin gjenden në ndalim 48 orësh.
Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarittë procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.