17:31 / E Martë, 28 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Vrasja në Top Channel, Bora Zemani: Kjo është një këmbanë e fortë alarmi

Moderatorja e ‘Përputhen’, Bora Zemani ka reaguar për ngjarjen që ndodhi dy ditë më parë në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i godinës, 60-vjeçari Pal Kola.

Përmes dy shkrimeve të postuara në ‘instastory’, Bora thotë se ka mbetur e shokuar dhe e lënduar nga ajo që ndodhi. Moderatorja shkruan se pas ngjarjes së rëndë, i duhet dhënë mbështetje e madhe televizionit.

“Jam e shokuar, e lënduar, e prekur! Marrja e jetëve të pafajshme nuk mund të ketë kurrë asnjë dhe asnjë justifikim. Dje ishte një nga ditët më të trishta ku pamë edhe njëherë përpara syve tanë sesa pak vlen jeta këtu tek ne. Dhimbje e madhe! U prehsh në paqe Pal Koka! Zoti ua lehtësoftë dhimbjen bashkëshortes dhe tre fëmijëve. Do të mbetet plagë e madhe për të gjithë ne…”, shkruan Bora.