Vrasja që po trondit Italinë, vritet me thikë modelja Pamela Genini

Pamela Genini, një modele 29-vjeçare dhe sipërmarrëse e re nga Strozza, u vra rreth orës 22:00 të së martës, më 14 tetor, në Milano.
Ajo u godit me thikë për vdekje në ballkonin e një apartamenti në katin e tretë në lagjen “Gorla” nga 52-vjeçari Gianluca Soncin, me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore.
Ky i fundit ndodhet në spitalin “Niguarda” të Milanos, pasi u përpoq t’i jepte fund jetës duke goditur veten dy herë me thikë në fyt, pasi masakroi 29-vjeçaren.
Fqinjët e viktimës ishin dëshmitarë të vrasjes brutale. Pamela Genini e ka kaluar jetën e saj mes Monte Karlos, Milanos dhe Dubait.
Në Internet, viktima e përshkroi veten si një “modele dhe sipërmarrëse e re”.
Së bashku me shoqen e saj Elisa Bortolotti, ajo kishte krijuar një linjë me bikini: “EP SheLux” shkruhet në faqen e Internetit të markës.