75 Mall Live Search
17:18 / E Martë, 15 Gusht 2023 / MSH

Vrasja që tronditi Klinën, Tush Frroku dorëzohet në Polici

Një person u vra të hënën e 7 gushtit në Klinë.

I dyshuari Tush Frroku, e privoi nga jeta mikun e tij (vëllain e gruas), Anton Prelën.

Ngjarja ndodhi brenda një lokali në qendër të Klinës, ku Prela nuk u mbijetoi plagëve, teksa për Frrokun në arrati shpalli kërkim edhe Policia e Kosovës.

I dyshuari Tush Frroku raportohet të jetë dorëzuar në Polici.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi deklaroi për Indeksonline se Frroku fillimisht do të ndalohet për 48 orë.

“Tush Frroku gjendet në Stacion Policor, ku me urdhër të prokurorit të shtetit do të ndalohet fillimisht për 48 orë dhe brenda afati ligjor ndaj tij do parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit” tha Nikçi.

“Nga momenti i vrasjes se ndodhur në Klinë, Policia e Kosovës me autorizimin e Prokurorit të Shtetit ka shpallur në kërkim të dyshuarin Tush Frroku dhe ka pasur kërkim intenziv për kapjen e tij, ku janë bërë dhjetëra bastisje në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe kjo ka ndikuar të sigurohet prezenca e të pandehurit për zhvillimin e procedurës penale” shtoi Nikçi./Indeksonline/