75 Mall Live Search
18:13 / E Martë, 18 Maj 2021 / k.v

Vrasja që tronditi Pejën, zbulohet identiteti i viktimës dhe i të dyshuarit

Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen e 40-vjeçarit me mbiemrin Kastrati nga Peja.

I dyshuar është Xh.Januzi i cili aktualisht ndodhet në arrati për vrasjen e sotme të ndodhur në një lokal në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë.

Hetuesit e policisë janë në rrugë të duhur për të zbardhur rrethanat që quan deri të vrasja.

Trupi i pajetë i 40-vjeçarit ndodhet ende në hyrje të lokalit, ndërsa aty ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të policisë.

Vrasja është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:36 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë ka të shtëna me armë zjarri, ku pasi i janë përgjigjur rastit kanë hasur në një person i cili ka qenë i lënduar nga arma e zjarrit. Autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Gashi. /IndeksOnline/