75 Mall Live Search
19:49 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / AR

Vrasja tragjike, Alec Baldwin paditet nga familja e Halyna Hutchins

Familja e Halyna Hutchins ka ngritur padi ndaj Alec Baldwin.

Sipas ‘Variety’, ata pretendojnë se sjellja e tij ishte e pamatur, dhe kjo bëri që të shkaktohet vdekja e kinematografes, transmeton Indeksonline.

Halyna u qëllua për vdekje gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’ në tetor të vitit 2021, teksa Alec ishte duke përgatitur skenën e filmit.

Halyna la pas vetes bashkëshortin, Matthew Hutchnis si dhe djalin 9 vjeçar./Indeksonline/