75 Mall Live Search
09:26 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / k.v

Vrasje e rëndë në bashkëkryerje: Policia i ruan nën masën e arrestit 5 personat e plagosur që po trajtohen në QKUK

Familjet Sekiraqa dhe Capat mbrëmë u përleshën me armë zjarri në lagjen Aktash në kryeqytet. I riu Premtim Gashi humbi jetën në vendin e ngjarjes ndërsa u plagosen edhe pesë persona të tjerë, transmeton IndeksOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se të plagosurit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nën masën e arrestit dhe mbikëqyrjes policore.

Sipas policisë, trupi i pajetë i Përparim Gashit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Njoftimi i policisë:

VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE 

Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e  plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion./IndeksOnline/