75 Mall Live Search
19:53 / E Hënë, 13 Janar 2025 / LB

Vrasje me armë zjarri në autostradën Vlorë-Fier, detajet e para

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, teksa mësohet se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa edhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

Ndërkohë forcat e policisë kanë ngritur pika kontrolli për të ndaluar autorin/ët e ngjarjes./Ballkanweb.com