75 Mall Live Search
22:51 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / H F

Vrasje me armë zjarri në mes të Shkodrës, autorët ikën me motomjet

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj te enjteje në qendër të qytetit të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake mësohet se autor të ngjarjes kanë qenë dy persona, të veshur me te zeza që lëviznin me motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa nuk dihen rrethanat e këtij atentati.