Vrasje misterioze në Kaçanik, i dyshuari në arrati!

Një vrasje misterioze ka ndodhur mbrëmë në Kaçanik, ku është qëlluar për vdekje polici kosovar, Muhamed Lika.
Ai u vra në korridorin e banesës së tij, në një zonë të njohur si “Çarshia e qytetit”. Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi”.
“Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët në këtë qendër”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt.
Ndërkohë, i dyshuari raportohet se ndodhet ende në arrati.
Indeksonline sjell disa pamje: